
TIRANE- Pa ndonje rezultat konkret eshte mbylluar takimi i sotem mes perfaqesuesv ete minatoreve protestues dhe zevendes ministrit te Ekonomise, Neritan Alibali.
Pas takimit, zhvilluar nderkohe qe minatoret e Bulqizes kane hyre ne diten e peste te protestes, Kol Nikollaj, kryetar i konfederates ka dekalruar se takimi ka qene thuajse formal.
“Ishte nje fotokopje e bisedeve të zhvilluara para 3-4 vjetësh. Është e vërtetë që miniera ka probleme dhe këto kanë cuar ne keqesimin e kushteve te punës, pagave të dobëta dhe sigurinë e jetës. Ministria na sqaroi se kanë filluar lëvizje emergjente, por kjo është patate e ngrohtë. Ne kërkojmë procedura administrative dhe eshte kjo ministri qe duhet të ndërhyjë. Te behet me urgjence anulimi i kontratave nënkoncesionare, të pastrohet zona nga firmat politike, pirate dhe të rinegociohet me ACR për hapjen e pusit të thellësisë”- tha ai.
Ne kushte te tilla, sipas tij protesta do te vazhdoje, madje do te pershkallezohet edhe me greve urie nga ana e minatoreve. Ata kerkojne plotesim te te gjitha kerkesave, pasi cilesohen taksapagues dhe kane te gjitha te drejtat per kushte me te mira pune, page me te mire, ulje te moshes se daljes ne pension.
Nikollaj ka akuzuar METE-n si pergjegjese per marreveshjet koncencionare dhe per situaten e krijuar me ACR, duke kerkuar zgjidhje pikerisht nga drejtuesit e ministrise.
Ai ka njoftuar se tashme kane marre lajme per solidarizim me minatoret te tjere, nga Elbasani, Burreli dhe Rresheni, te cilet vuajne te njejtat probleme me punen ne miniere.
“Ne duam te takojme ministrin, sepse historikisht ministrat qe kane ardhur po gatuajne corba ne miniera. Ne duam te takojme ate”- kane thene minatoret qe protestojne para METE-s.
Pak dite me pare, këshilltari i ministrit, Nasip Naço, Ervis Mëhilli, i cili sqaroi se do te kete nje takim me të gjitha palët ku do të informohet me kërkesat dhe pretendimet e tyre. Nderkohe qe me heret, ministria beri me dije se zhvillon kontrolle në lidhje me firmën ACR e cila zhvillon aktivitetin mineral në minierën e Bulqizës.
Minatoret jane shprehur te vendosur per t’i qendruar protestes, madje kane deklaruar se nese nuk plotesohen kushtet ata do te hyjne ne greve urie.
Protesta e tyre ka nisur qe ne fillim te javes, per te vijuar sipas tyre deri ne nje pergjigje pozitive nga ana e qeverise per gjithe sa kerkojne t’u plotesohet.
© Panorama.al











