BULQIZE- Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e shtatë të protestës së tyre.
Protesta e minatorëve është zhvendosur sot pranë ambjenteve të kompanisë ACR, ku mësohet se minatorët kanë bllokuar derën kryesore të kompanisë, duke mos lejuar prej aty transportimin e kromit drejt qytetit të Elbasanit.
Një ditë më parë, minatoret, te mbeshtetur edhe nga te tjere te ardhur nga rrethet kane protestuar ne qender te qytetit e mandej i jane drejtuar serish firmes ACR.
Minatorët presin pergjigje per kerkesat e tyre qe nisin qe nga rritja me 20% e pages, ulja e moshes se daljes ne pension, kushte me te mira pune, investime ne miniere, siguri per jeten etj.
Minatorët,Nikolla:Greva e urisë,e pashmangshme
Greva e urise duket se do te jete e pashmangshme. Keshtu ka deklaruar kreu i konfederates se minatoreve, Kol Nikolla gjate protestes se djeshme ne qender te qytetit te Bulqizes.
Sipas tij, kerkesat e bera publike tashme me kohe nuk po gjejne asnje zgjidhje, e ne kushte te tilla, nuk mbetet tjeter vecse pershkallezimi i protestes.
Takimi mes nje perfaqesie te minatoreve me zv/ministrin e METE-s, Neritan Alibali nuk pati asnje rezultat konkret.
Pas takimit, zhvilluar nderkohe qe minatoret e Bulqizes kane hyre ne diten e peste te protestes, Kol Nikollaj, kryetar i konfederates ka deklaruar se takimi ka qene thuajse formal.
“Ishte nje fotokopje e bisedeve të zhvilluara para 3-4 vjetësh. Është e vërtetë që miniera ka probleme dhe këto kanë cuar ne keqesimin e kushteve te punës, pagave të dobëta dhe sigurinë e jetës. Ministria na sqaroi se kanë filluar lëvizje emergjente, por kjo është patate e ngrohtë. Ne kërkojmë procedura administrative dhe eshte kjo ministri qe duhet të ndërhyjë. Te behet me urgjence anulimi i kontratave nënkoncesionare, të pastrohet zona nga firmat politike, pirate dhe të rinegociohet me ACR për hapjen e pusit të thellësisë”- tha ai.
Nikollaj ka akuzuar METE-n si pergjegjese per marreveshjet koncencionare dhe per situaten e krijuar me ACR, duke kerkuar zgjidhje pikerisht nga drejtuesit e ministrise.
© Panorama.al











