
UPDATE- Pas dështimit të takimit mes minatorëve dhe nënkryetarit të Bashkisë së Bulqizës, presidentja e kompanisë ACR u ka bërë thirrje edhe njëherë minatorëve të ulen në bisedime.
Nëpërmjet një konference për shtyp, presidentja e ACR-së, Rotraut Skatch Depich u premtoi minatorëve rritje të pagës në kuotën e 20%-it, përmirësim të kushteve të punës dhe investime në minierë.
Ajo tha se nuk do të ndryshohet administrata e kompanisë, një pikë në të cilën duket se palët nuk bien dakord, pasi minatorët kanë kërkuar largimin e administratorit të ACR-së në Shqipëri.
Më herët nënkryetari i Bashkisë së Bulqizës, u kërkoi minatorëve që të firmosnin marrëveshjen me ACR-në, por ata nuk pranojnë firmosjen pa praninë e kreut të Konfederatës së Sindikatës të Minatorëve, Kol Nikolla.
Prania e Nikollës në firmosjen e marrëveshjes është kusht i vënë nga ACR, të cilët kërkojnë që Nikolla të qëndrojë jashtë marrëveshjes.
Protestat e minatorëve kanë vazhduar edhe gjatë ditë së sotme, ndërkohë që kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve të tyre.
Asnjë marrëveshje, minatorët: Vijojmë protestat
Minatoret e Bulqizes kane vendosur vijimin e protestave. Edhe pas negociatave te bera pas mberritjes se presidentes se kompanise, duket se asgje nuk eshte arritur.
Pas nje takimi te zhvilluar ne mesdite me nenkryetarin e bashkise dhe perfaqesues te sindikates dhe mungeses se nje pakti per kerkesat, sindikata ka deklaruar se do te pershkellezohen protestat.
Flitet serish per nje rinisje te greves, por ende nuk ka detaje rreth vendit dhe kohes kur pritet te nise ajo.
Presidentja e ACR: Te gjejme zgjidhje
Presidentja e ACR-se, qe mberriti paraditen e sotme me helikopter ne Bulqize per te negociuar vete me grevistet u ka kerkuar atyre te negociojne per zgjidhjen e situates, duke shtuar se reagimet duhet te behen jashte portave te minieres.
Ne nje mesazh per minatoret ajo ka garantuar se firma eshte e hapur per bisedime me minatoret, ndersa ka theksuar se zgjidhja duhet te vije nga gjetja e gjuhes se perbashket.
Me heret ne nje konference per shtyp, ajo ka kerkuar takim me nje perfaqesi prej 4 minatoresh per arritjen e nje marreveshjeje, por pa pranine e kreut te konfederates, Kol Nikollaj, gje qe nuk eshte pranuar nga ana e minatoreve.
Ende pa marreveshje
Minatorët e Bulqizës janë edhe sot në pritje të një marrëveshje me firmën ACR për plotësimin e kërkesave të tyre, për të cilat u ngujuan për ditë të tëra në grevë urie. Ata janë vendosur edhe mëngjesin e sotën në hyrje të zyrave të ACR-së, në shenjë proteste dhe qëndrojnë aty, thuajse durimhumbur për të marrë përgjigje për kërkesat e tyre.
Sipas minatorëve, sot është edhe afati I fundit për plotësimin e kërkesave, në të kundërt, ata i rikthehen grevës së urisë. Mësohet se janë gati edhe lista me 20 emrat e minatorëve të cilët do të ngujohen, nëse nuk marrin përgjigje pozitive.
Një ditë më parë, minatorët u përleshën me policinë, teksa pengonin një kamion memateriale të futej në brendësi të minierës. Si pasojë e goditje me neuroparalizues, tre minatorë humbën ndenjat hde përfunduan në spital në gjendje koma.
© Panorama.al











