Minatorët, dita e tretë para kryeministrisë

Jul 20, 2011 | 9:36

TIRANE- Minatorët e Bulqizës vazhdojnë sot diten e trete te protestes ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne sheshin para kryeministrise.

Ata shprehen te vendosur per t’i shkuar deri ne fund protestes se tyre, deri sa qeveria te angazhohet ne menyre serioze per plotesimin e kerkesave qe tashme i kane parashtruar publikisht.

Sipas tyre, vetem kryeministri dhe nderhyrja e tij mund t’i jape zgjidhje situates se krijuar, qe po shpie ne mbylljen e punes ne miniere dhe kercenon perdite jetet e minatoreve.

Minatoret nisen protesten para kryeministrise, pas dy jave proteste ne ambinetet e punes, prane kompanise ACR ne Bulqize.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj ka bere me dije se minatorët nuk do të lëvizin nga Tirana derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar, kushte me te mira pune, siguri ne pune e page me te mire.

Sipas tij, kryeministri ka premtuar që METE do zgjidhe situatën, do mbyllen firmat e paligjshme, por kjo nuk eshte bere. “Minatorët bëjnë thirrje për paqe sociale, nuk thyejnë xhama, nuk cohen mbi policinë, janë shkalla më e lartë e civilizimit që bëjnë protesta të ndershme, ekonomike për liritë dhe të drejtat themelore, bukë, ujë, dinjitet dhe jete normale. Nuk lëvizim, do te jemi ketu dhe do presim deri sa të zgjidhni kërkesat, ndryshe do flijohemi para derës suaj të mbyllur më kangjella”- ka thene ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura