BULQIZE- Ne diten e katert te greves se urise minatoret e ngujuar kane thelluar kerkesat e tyre, duke shtuar dy te reja. Ata kerkojne rritje page 40% e jo 20% si kishin deklaruar me pare dhe kerkojne largimin e perfaqesusit te kompanise ACR.
Deklarata eshte bere ne mesdite nga nje perfaqesues i grevisteve, sipas te cilit thellmi i kerkesave erdhi per shkak te indiferences se treguar per problemin e tyre.
“Të nisur nga mungesa e kontaktit, dialogut dhe nga bojkotimi që qeveria dhe firma i bëjnë grevës sonë, vendosëm të shtojmë dy kërkesa të tjera”- tha ai.
Duke pritur ne zgjidhjen e kerkesave te tyre 16 minatorë qëndrojnë të ngujuar në minierë, ne thellesi 1400 metra nën nivelin e detit, mes baltes dhe erresires, nderkohe qe jashte mbeshteten nga te tjere protestues.
Ata deklarojne se nuk dalin nga greva po iu plotesuar me pare gjithe kushtet per te cilat kane dite qe protestojne.
Kreu i Konfederatës së Sindikatës, Kol Nikolla ka deklaruar se kërkesat e minatoreve janë pranuar dhe u vërtetuan. “Kishim katër kërkesa. Dje u pranua nga ministria, largimi i firmave pirate. Është pranuar nga pronari rritja e pagës prej 10-20%, si dhe siguria dhe shëndeti në punë që është problem thelbësor. Gjatë ditës presim vendime të rëndësishme. Janë pranuar publikisht kërkesat, por ne nuk kemi asgjë institucionale, dhe kërkojmë nënshkrimin e një protokolli marrëveshjeje”, tha ai.
Minatorët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, rritje të pagës dhe uljen e moshës së pensionit, per te cilat jane te vendosur e shprehen se nuk bejne kompromise.
© Panorama.al











