Milot-Morinë me koncension, 5 subjekte në garë

Feb 27, 2012 | 18:34
TIRANE- Nis gara per dhenien me koncension te shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë.
Ministria e Transporteve  ka njoftuar se kete faze te pare kane depozituar dokumentacion 5 subjekte, ofertat e te cileve do te shqyrtohen deri ne 23 mars nga Komisioni i Vleresimit.
“Dokumentacioni i proçedurës është pergatitur së bashku me konsulencën e dhënë nga  Koorporata Ndërkombëtare Financiare (IFC)”- tha zedhenesja e ministrise gjate nje konference per shtyp.
Sipas saj, ky model nga kjo dhenie koncensoni do te ndiqet edhe per segmente te tjera ne vend.
Koncesionari do të jetë përgjegjës për:
(a) operimin dhe mirëmbajtjen e Autostradës;
(b) operimin dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës;
(c) funksionimin e një sistemi të hapur tarifash, mbledhjen e të ardhurave nga tarifat;
(d) punimet shtesë për stabilizimin e skarpatave dhe masa mbrojtëse për të parandaluar mbylljen e rrugëve, për përmirësimin e sigurisë në rrugë, dhe për të reduktuar gradualisht kostot e operimit dhe mirëmbajtjes së Autostradës.
Përveç kushteve të mësipërme, koncesionari, do të jetë i detyruar të ndërmarrë punimet e mëposhtme për rehabilitimin dhe zgjerimin:
(e) ndërtimi i sheshit të pagesave, për një sistem “të hapur” tarifimi;
( f) instalimin e rrethimit përgjatë Autostradës;
(g) instalimin e ndriçimit në të gjitha kryqëzimet;
(h) ndërtimin e tre kryqëzimeve në segmentin e III-të të autostradës;
( i) ndërtimin e kryqëzimit në  Kalimash;
( j) dublimi i segmentit të I-rë ( Milot-Rrëshen) të autostradës dhe
(k) ndërtimin e një ure të re të Drinit dhe tunelit vijues në Kukës.
Gjatë kësaj proçedure depozituan dokumentacion subjektet/bashkuesit ofertues të  mëposhtëm:
– STRABAG & INTERTOLL CONSORTIUM;
– J&P-AVAX & EGIS CONSORTIUM;
– HOCHTIEF PPP SOLUTIONS GMBH;
– AUTOSTRADA BRESCIA- VERONA-VICENZA- PADOVA SPA;
– VINCI CONCESSIONS SAS – AKTOR CONSESSIONS SP.
© Panorama.al

Te lidhura