Milo: Rama-Meta propozuan emrin tim për President

Jun 13, 2012 | 22:03

TIRANE- Kreu i PDS-se, Paskal Milo ka deklaruar ne emisionin ‘Studio24’ se ai ka qene nje nga emrat e diskutuar per president mes Metes e Rames ne darken ne Gjirin e Lalzit, por nuk eshte pranuar nga Berisha, pasi sipas tij nuk duheshin kandidatura politike.

“Janë cuar disa emra në tavolinën e z Rama. Emri im është propozuar, është diskutuar në tavolina të ngushta në biseda liderësh politikë të së majtës dhe së djathtës. Të enjtën e shkuar është bërë një kompromis mes liderëve të së majtës Ramës dhe Metës për emrin tim sic më kanë konfirmuar burime të sigurta. Është shkuar tek z Berisha dhe ai e ka refuzuar duke e argumentuar se poqese do hapet kapitulli i kandidaturave politike, ai do ia adresojë kandidaturave të partisë së tij”- tha ai.

Ai ka shprehur vleresimin e tij per presidentin e ri te zgjedhur, si nje kandidature serioze e si nje person me te cilin mund te kembehen mendime e debate.

Por ne kete proces Milo ka akuzuar opoziten duke thene se ajo nuk veproi mire.
“Në radhë të parë opozita shqiptare për mendimin tim ka vepruar keq. Kam qenë kundër mënyrës sesi u administrua procesi i zgjedhjes së presidentit të republikës dhe kjo ka qenë një arsye pse qëndrova mënjanë sepse nuk isha i bindur se do kishim një proces të pastër politik të ndershëm. Nuk pati një gare emrash, por pati një gare emrash me kulisa. Dhe opozita ka patur emra, jo të konslutuar pa dyshim si opozitë”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura