
Kreu i PDS: Berisha, blof me referendumin.
Milo: Koalicionet, kujdes nga “djajtë” që nuhasin pushtetin.
“Po pres projektin e Nanos, e majta duhet të dalë e bashkuar, të korrigjojmë gabimet”
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, në një intervistë për “Panorama” i kërkon PS-së që të ketë kujdes me koalicionet parazgjedhore. Duke komentuar idenë e “koalicionit edhe me ‘djallin’ për të larguar Berishën”, Milo shprehet se duhet pasur kujdes me djajtë e tjerë që u afrohen koalicioneve kur nuhasin pushtetin dhe krijojnë më pas probleme në qeverisje. Ai lë të hapur çdolloj bashkëpunimi, edhe përtej PS-së, për shkak të moskorrektimit të sistemit zgjedhor. I pyetur nëse është në dijeni të projektit të Fatos Nanos për një lëvizje brenda së majtës, Milo shprehet se e majta duhet të dalë e bashkuar dhe të korrigjojë gabimet e së shkuarës. Deklaratat e Kryeministrit Berisha për referendum për imunitetet apo hetim të plotë për 21 janarin, Milo i konsideron si blofin e radhës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











