Mijëra protestues mbushin Tiranën, Edi Rama shfaqet në Fier krahë Belinda Ballukut: Hesapi kërkohet duke u ulur, por jo me largimin e Qeverisë!

Jun 9, 2026 | 21:06

Ndërsa në Tiranë vijojnë protestat masive për dorëheqjen e tij dhe të qeverisë, kryeministri Edi Rama është shfaqur në Fier krah Belinda Ballukut, ku ka komentuar dhe kërkesat e protestuesve.

rama edi

Kryeministri deklaroi sërish se nuk i ka pritur aspak mirë thirrjet për dorëheqje, duke theksuar se, sipas tij, mënyra e protestës duhet të fokusohet te çështja e “flamingove dhe Zvërnecit” dhe jo te largimi i qeverisë.

“Po qe se ajo protestë është shqetësim për Sazanin, Zvërnecin, biodiversitetin, flamingot, minimumi është të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash, ulu me këta njerëz, këta janë ekspertë, trego nga A në Zh çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria.

Dhe të dëgjosh. Nuk mund të vish dhe të bësh atë teknikën “nuk ka negociata, largohu”. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria”, tha ai.

Sipas tij, “t’i kërkosh hesap brutal në atë formë, një shumice qeverisjeje është guxim shume i madh, guximi i atij që nuk ka turp”.

“Nëse nuk ke turp përpara të vërtetës dhe manipulon të tjerët e shkon lart e më lart, të kthesh përmbys vendin, është diçka që mund ta bësh, por duhet të dish që me Ramën dhe PS nuk funksionon”, tha ai.

Edi Rama: Të vish sot, të mblidhesh dhe të kërkosh hesap për një projekt është gjëja më legjitime në botë, por hesapi kërkohet duke u ulur dhe duke kërkuar transparencën që të  mungon. Nëse dikush edhe disa dalin në protestë dhe kërkojnë që unë të jem i butë, njerëzor, i kuptueshëm me ta, ka një minimum etik.

Po qe se ajo protestë është shqetësim për Sazanin, Zvërnecin, biodiversitetin, flamingot, minimumi është të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash, ulu me këta njerëz, këta janë ekspertë, trego nga A në Zh çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria. Dhe të dëgjosh.

Nuk mund të vish dhe të bësh atë teknikën “nuk ka negociata, largohu”. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria, por duhet të kërkosh hesap për flamengot. Ky është minimumi jetik.

Të kërkosh hesap brutal në atë formë, një shumice qeverisjeje, kur është shpall Vjosa park kombëtarë, dhe kur ajo fjala “Vjosa Narta” nuk kane lidhje me projektin, është guxim shume i madh, guximi i atij që nuk ka turp. Nëse nuk ke turp përpara të vërtetës dhe manipulon të tjerët e shkon lart e më lart, të kthesh përmbys vendin, është diçka që mund ta bësh, por duhet të dish që me Ramën dhe PS nuk funksionon.

© Panorama.al

Te lidhura