Mijatovic: Transparencë për reklamat shtetërore

Jun 7, 2012 | 12:10
Dunja Mijatovic

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic ka mbyllur me një konferencë për shtyp vizitën e saj katër ditorë në Shqipëri. Mijatovic theksoi edhe njëherë rëndësinë e një proçesi transparent të reklamave shtetërore. Ajo kërkoi që reklamat shtetërore të mos shpërndahen sipas preferencave, pasi është vënë re se ato janë të shpërndara në disa media të caktuara.

Mijatovic u ndal edhe tek dekriminalizimi i shpifjes, kur tha se OSBE kërkon që kjo të mos bëhet vetëm por gazetarët por edhe për qytetarët.

“Problem është që shpifja ende parashikohet si një vepër penale në Kodin Penal. Dekrimanilizimi i shpifjes është në nga elementet kryesorë që gazetarët të jenë të lirë dhe të sfidojnë këdo me profesionalizëm.”- tha Mijatovic.

Sa i përket aksesit në informacion, Mijatovic tha se ka ngritur këtë çështje edhe në takimin me ministrin e Drejtësisë, ndërsa shtoi se, ligji për të drejtën e informimit është i mirë, por ashtu si shumë ligje të tjera në Shqipëri, ky ligj nuk zbatohet thuajse fare.”

Sipas saj, aksesi në informacion duhet të jetë një nga prioritet kryesore.

© Panorama.al

Te lidhura