Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama ka mbajtur një fjalim emocional duke mbështetur bashkëshortin e saj për një mandat tjetër katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.
Duke mbyllur natën e parë të konventës së Partisë Demokratike në Karolinën Veriore, ajo e vlerësoi presidentin Obama si një “njeri të cilit mund t’i besojmë” për ringjalljen e ekonomisë së dobët të vendit.
Obama është duke u sfiduar në zgjedhjet e 6 nëntorit nga Mit Romney, ish-guvernatori i Masaçusetsit, i cili pranoi nominimin e Partisë Republikane javën e kaluar.
Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj Romnit.
Në Konventën Demokratike treditore Obama dhe Bajden formalisht do të ri-nominohen për kandidat për president dhe nënpresident të partisë. Obama dhe Bajden do t’i drejtohen Konventës të enjten.
© Panorama.al











