E ndërsa të tjerët merren me shumë kujdes për anën mediatike, Meti Alshiqi, djaloshi i cili u bë i njohur te BB5, këto ditë po pushon në plazhin e Ulqinit, duke kaluar disa ditë në shoqëri të disa miqve të tij. Meti vazhdon me sukses punën si model dhe futbollist në Kosovë, por duke lënë mënjanë pjesën mediatike, e cila është shumë e rëndësishme për promovimin e tij. I punësuar në RTV21, në spektaklin ”Unë jam topmodel”, Meti bën pjesë në jurinë e këtij spektakli që bën përzgjedhjen e modelit mashkull dhe femër më të mirë të sezonit, e më pas fituesit fitojnë kontrata pune. Pjesë e edicionit të parë të këtij spektakli është edhe fituesja e ”Miss Universe”, Diana Avdiu, e cila është mike e ngushtë e Metit. Nëse Meti do të jetojë pa zhurmë, femrat nuk e kanë harruar atë. Këto ditë mësojmë se Meti është në presion të vazhdueshëm nga fanset e tij femra, të cilat përbëjnë numrin më të madh të miqësisë në Facebook, të cilat çdo ditë i kërkojnë atij fejesë, duke e vënë në siklet Metin e duke mos ditur se si të veprojë. Për momentin, ai është ndër më të pëlqyerit nëpër rrjetet sociale me disa faqe me mbi 50 mijë fansa. Se si do të veprojë Meti në këtë rast, me fanset që i kërkojnë fejesë, nuk e dimë, por për moshën që ka, sigurisht që edhe një kohë do e shohim single.











