METE padit në Prokurori organizatorët e grevës

Aug 9, 2011 | 14:48
Miniera e Bulqizes

TIRANE- Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një padi penale në ngarkim të drejtuesve të grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.

Padia është bërë pas konstatimeve të RISHM në minierën e Bulqizës, ku për shkak të grevës ajo ka pësuar dëmtime të mëdha.

Organizatorët e grevës së urisë do të përballen me akuzën për “dëmtim me pasoja të rënda të pronës publike, shtetëroe dhe shkelje të rënda të sigurisë në punë në veprimtarinë minerare, që cënon jetën dhe shëndetin e minatorëve.”

Ndërkohë, RISHM ka njoftuar gjithashtu edhe pezullimin e shfrytëzimit të minierës së Bulqizës deri në përmirësimin e kushteve të punës dhe vënien në funksion të plotë të saj.

Specialistë të RISHM, repart në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, kanë inspektuar sot nga afër kushtet e minierës së Bulqizës.

© Panorama.al

Te lidhura