Meta: Së shpejti nis riorganizimi i LSI-së

Aug 4, 2011 | 12:00

Kreu i Lëvizjes Socialiste  për Integrim, Ilir Meta paralajmëroi sot se shumë shpejt do të ketë një riorganizim të LSI-së. Duke folur në Konventën e Këshillit Drejtues të Lëvizjes Rinore për Intëgrim(LRI), Meta tha se, duke nisur këtë proces riorganizimi të LRI-së në nisim një etapë të re të riorganizimit të LSI, duke shtuar se ky proces është modeli më i mirë për të shpërndarë në të gjithë vendin.

“Jemi në një moment të rëndësishëm që na bën krenar për arritjet por edhe një moment reflektimi për të ecur më të vendosur në realizimin e reformave si LSI dhe LRI. Forcimi i LRI-së do të thotë fuqizim i LSI-së.”- tha Meta.

Sipas Metës, ky riorganizimi sjell një politikë që nuk ka në thelbin e saj konfliktin, por që ka ndërtimin, integrimin e Shqipërisë, pasi sipas Metës, “kjo është ajo çfarë kërkojnë të rinjtë dhe të rejat sot në Shqipëri”

Kreu i LSI-së vlerësoi maksimalisht rolin e LRI-së gjatë zgjedhjeve të 8 majit, ndërsa theksoi se si shpërblim ky forum mori 3 nga 5 këshilltarët e LSI në Bashkinë e Tiranës dhe 150 nga 550 këshilltaët në të gjithë vendin.

© Panorama.al

Te lidhura