TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta përsëriti se do t’i qëndrojë marrëveshjes me PD-në për zgjedhjen e presidentit, ndërsa theksoi se kandidati i maxhorancës për President, zoti Xhezair Zaganjori i plotëson kriteret për të qenë konsensual.
Komentet, Meta i bëri menjëherë pas takimi me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino.
I rëndësishëm, tha Meta është konsensusi politik, por edhe ai publik, duke iu referuar kandidaturës ë Zaganjorit, ai shtoi se, emri i tij ka gjetur një konsensus të përgjithshëm.
Meta tha se opozitës i janë krijuar hapësira dhe mundësi që të bëjë propozimet e saj, ashtu siç maxhoranca ka përzgjedhur midis shumë të tjerave Zaganjorin, dhe ka qenë e bindur se cilësitë e tij sjellin konsensusin.
“Vështirë të gjesh një kandidat tjetër që ta kenë votuar të dy palët, me pak përpjekje s’ka asnjë arsye për të arritur konsensus.”- tha Meta.
Lidhur me kandidaturën e ish liderit socialist, Fatos Nano, kreu i LSI-së theksoi se, ai ka kontribuar në gjithë këtë proces për ta bërë sa më publik dhe të debatueshëm, por unë kam theksuar gjithmonë se LSI do t’i qëndrojë marrëveshjeve.
© Panorama.al











