
TIRANE- Hap të rëndësishëm për mbarëvajtjen e reformave të tjera e ka cilësuar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta votimin e djeshëm për heqjen e imunitetit për deputetët dhe gjyqtarët.
Në një konferencë për shtyp, nga selia e LSI-së, Meta u shpreh se ky konsensus është mirëpritur nga qytetarët dhe ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se, duhet vazhduar në të njëjtën mënyrë me plotësimin e kërkesave të tjera, pjesë e 12 prioriteteve.
“Theksojmë rëndësinë e kohës dhe ecurisë, sepse kjo do të ndihmonte për konsiderimin e statusit të vendit kandidat.”- tha Meta.
I pyetur nga gazetarët për riformatimin e KQZ-së, Meta tha se, LSI do të kontribuojë për konsolidimin e një KQZ-je sa më të pavarur dhe sa më përfaqësuese, që të justifikojë gjithë atë iniciativë ndryshimi për të marrë garanci për zgjedhjet e ardhshme.
Spekulime i quajti po ashtu edhe dyshimet e fundit mbi nje ftohje te marredhenieve te LSI-se me PD-ne.
© Panorama.al











