
TIRANË- “Kandidimi im i bërë në mënyrë të qartë është ai për kryetarin e LSI, ndërsa për kandidim të mundshëm për postin e presidentit, kemi 30 vjet para për ta cmuar se kur do ishte momenti i përshtatshëm”. Kështu është përgjigjur kreu i LSI-së, Ilir Meta pyetjes së medias për deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të partisë që drejton se Meta mund të jetë një kandidat potencial për kreun e ri të shtetit, duke lene te kuptoje qarte se nuk e ka nder mend nje kandidim te tille.
“Mirëkuptoj propozimin e Luan Ramës dje, por gjej rastin ta ftoj publikisht që të kandidonte për kryetar të LSI, meqë ka shprehur dhe disa diferenca për sa i takon drejtimit të kësaj force politike”- ka thene Meta, duke bere me dije se nuk eshte dakord per nje kandidat nga PD per postin e presidentit.
Ai ka sqaruar se për postin e presidentit këndvështrimi partiak është i rëndësishëm për të gjithë aktorët, pasi nuk injorohen interesat e pjesshme, por për ato vecoritë që ndodhet vendi është i domosdoshëm që të prevalojë interesi kombëtar.
“Interesi kombëtar është më i rëndësishëm e më i përgjithshëm se ai i cdo force politike dhe cdo individi apo politikani, për të ndërtuar një proces që duhet të vijojë edhe në të ardhmen”- tha Meta.
Meta ka saktesuar se zgjedhjet e parakohshme jane te panevojshme, nderkohe qe ka theksuar domosdoshmerine e bashkimit te vullnetit pozite-opozite per inetersin madhor te integrimit, qe duhet te paraprihet nga plotesimi i gjithe reformave te kerkuara.
Sa per vijimin e nje koalicioni me PD-ne, Meta ka deklaruar se ne kete rast i bashkohet deklarates se Luan Rames, qe e cileson krejt te sakte.
© Panorama.al











