Meta: Llogaritë elektorale, jo pengesë për statusin

Aug 24, 2012 | 11:02
Ilir Meta

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka kerkuar nga klasa politike shqiptare te veproje ne interes te integrimit te vendit ne familjen evropiane, duke i bere apel qe llogaritë e zgjedhjeve të 2013 të mos behen pengese per statusin.

Deklarata eshte bere gjate nje takimi qe kreu i LSI-se, zhvilloi me  të rinjtë e LRI-se në bregdetin e Jalës.
“Ethet e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe llogaritë elektorale të 2013-ës asnjë forcë politike të mos i bëjë në dëm të statusit kandidat për në Bashkimin Europian që vendi duhet të marrë në vjeshtën e këtij viti, në mënyrë që ta festojmë të gjithë 100-vjetorin e Pavarësisë, jo vetëm me krenarinë për të gjithë ato breza, gjenerata patriotësh të cilët krijuan me aq mund dhe sakrifica shtetin tonë, por njëkohësisht edhe për të pasur një vlerësim sado minimal për klasën e sotme politike e cila nuk duhet që të cenojë këtë festë të 100-vjetorit me një politikë mendjengushtë dhe njëkohësisht afatshkurtër”, – tha Meta.

Sipas tij eshte e rendesishme qe shume shpejt t’i jepet zgjidhje edhe ceshtjes se imuniteteve. “Eshtë e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje e domosdoshme brenda javëve të para të shtatorit për çështjen e imuniteteve, në mënyrë që të konsolidohet mundësia për marrjen e statusit kandidat sepse përfitimet e Shqipërisë janë të shumta ashtu sikurse çdo vonesë do të jetë e kushtueshme dhe me pasoja afatgjata”, theksoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura