TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka mohuar vërtetësinë e lajmit se ai dhe familja e tij janë kërcënuar. I pyetur nga media gjatë një konference që mbajti në mesditë për reformën zgjedhore, Meta ka deklaruar prerë se nuk ka asgjë shqetësim, as ai e as familja e tij. “Kjo është një histori e denjë për sumer page që nuk meriton vëmendje. Nuk kam asnjë shqetësim, për mua i vetmi shqetësim mbetet angazhimi i forcave politike gjatë dy muajve për integrimin”- tha ai.
Meta edhe pas insistimit të gazetarëve se evtë ministria e Brendshme ka pranuar marrjen në mbrojtje, nuk ka pranuar të bëjë komente. “Këtë gjë kërkojeni te ata që qarkullojnë lajme të tilla”- tha ai.











