Meta: Eshtë koha të dëgjojmë institucionet

Jun 7, 2011 | 17:02

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha sot se është kohë që të dëgjojmë institucionet dhe të vendosim një standart të ri në sjelljen e politikës shqiptare.

Duke vlerësuar si europiane sjelljen e qytetarëve shqiptare në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj, Meta tha se ende politika jonë nuk ka arritur atë pjekuri për të vënë intersat kombëtare mbi ato vetjake. Unë besoj, vazhdoi më tej ai, se qytetarët kanë dhënë një mesazh shumë të fortë duke dëshmuar se ata janë larguar nga alternativat e presionit të rrugës ndaj institucioneve.

Meta tha se edhe pas 8 majit, ka patur mesazhe të tilla, nga ata që u poërpoqën përmes presionit të rrugës, të nxisin konfrontime me institucionet.

“Nuk mund të jetë Kolegji Zgjedhor një institucion i mirë, kur rrëzon Rruzhdien, se i intereson opozitës, apo një institucion i korruptuar kur merr një vendim në kundërshtim me të”- tha Meta.

Meta e vlerësoi si gabim të madh kundërvënien ndaj institucioneve thjesht sepse nuk të pëlqen rezultati.

Si KQZ, po ashtu edhe Kolegji Zgjedhor janë krijuar me konsensus nga PS dhe PD dhe anëtarët që i përbëjnë janë pranuar nga të dy palët, tha ai.

Komentet, kreu i LSI-së i bëri në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku theksoi se në zgjedhjet e 8 majit LSI ka realizuar një pjesë të objektivave.

© Panorama.al

Te lidhura