Meta: LSI, forcë që i mbahet marrëveshjeve

May 20, 2012 | 17:44
Meta dhe Rama gjatë një takimi

KORCË- Domosdoshmëri për t’i shërbyer interesave të vendit e ka quajtur kreu i LSI-së, Ilir Meta dialogun mes forcave politike, perfshire edhe me kreun e PS-së, Edi Rama.

Deklarata e Metës është bërë në qytetin e Korcës, ku ai ndodhej për forumin e gruas. Sa per deklaraten e Rames per bashkepunim me LSI nese ai largohet nga qeveria, Meta ka thene prere se forca qe drejton i qendron marreveshjeve.

Meta e ka vlerësuar rëndësinë e dialogut, duke theksuar se ai bëhet për t’i shërbyer interesave të integrimit të vendit në familjen evropiane, si axhenda themelore dhe me e rëndësishme e politikës.

Ai ka komentuar edhe procesin e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit, i cili sipas Metes duhet te jete fryt i nje konsensusi dhe te dale nga dialogu mes forave politike. Sipas tij, eshte e rendesishme qe presidenti te zgjidhet qe ne raundin e pare.

Prononcimi i plote i Metes per mediat
Z. Meta, kreu i opozitës është shprehur se do të bashkëpunojë me LSI-në në rast se ju largoheni nga koalicioni. Cili është komenti juaj?
Lëvizja Socialiste për Integrim është e njohur si forcë politike e cila në plan të parë ka interesat e stabilitetit të vendit dhe padyshim është krijuar si forcë politike për të ndihmuar përshpejtimin e procese integruese në vend. Ndaj edhe të gjithë qëndrimet e saj burojnë pikërisht nga ky angazhim madhor për ta forcuar këtë stabilitet dhe mbi të gjitha për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Europian. Kjo është arsyeja që ne kemi apeluar, në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, për të përmbyllur disa nga prioritetet kyçe të cilat kanë të bëjnë edhe me vlerësimin që do të bëhet në vjeshtën e këtij viti për statusin e vendit kandidat. Unë gjej rastin që edhe këtu nga Korça për të apeluar edhe një herë tjetër për mbylljen urgjente të reformës zgjedhore deri më 24 maj, por edhe të reformës parlamentare, për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së imunitetit dhe natyrisht edhe për të gjithë prioritetet e tjera të cilat tashmë janë të njohura si 12 rekomandimet apo prioritetet e Komision Europian për Shqipërinë.
A mund të flasim për një dialog të hapur me z. Rama që pas takimit që patët?
Lëvizja Socialiste për Integrim është e bindur se dialogu është një domosdoshmëri që duhet praktikuar pa ndërprerje midis të gjithë aktorëve politik, në radhë të parë atyre parlamentarë, sepse dialogun e kërkon detyrimi për t’i shërbyer disa interesave që janë përtej atyre partiake dhe interesi kryesor në këtë rast është përshpejtimi i integrimit evropian. Kjo është një sfidë e të gjithë partive dhe prandaj kërkon dialog, kërkon bashkëpunim, kërkon kompromise dhe vullnet pozitiv.
A mund të ndërprisni para kohe bashkëpunimin me Partinë Demokratike për shkak të një bashkëpunimi me Partinë Socialiste?
Lëvizja Socialiste për Integrim njihet si një forcë politike e cila u qëndron marrëveshjeve dhe natyrisht që thelbi i çdo marrëveshjeje tonë ka të bëjë në radhë të parë me integrimin e vendit.
Ndërkombëtarët kërkojnë që Presidenti të zgjidhet me 84 vota dhe jo me 71. Cili është mendimi juaj?
Dhe unë uroj që çështja e Presidentit të zgjidhet që në raundin e parë mundësisht me 140 vota por natyrisht ajo që është më e rëndësishme do të ishte zhvillimi i një procesi konstruktiv, i një procesi dialogues, i një procesi i cili nuk synon zëvendësimin e dikujt por në radhë të parë synon vazhdimin e të gjitha reformave të cilat do të duhet të vijojnë edhe pas zgjedhjes së Presidentit të ri.
Z. Meta është më i rëndësishëm procesi apo emri që do të zgjidhet?
Nuk ka nisur ende procesi megjithatë kemi një proces komunikimi. Kemi mendime të ndryshme. Kemi edhe kandidatë të caktuar. Unë mendoj se kjo është pozitive. Ndërsa për sa i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim rëndësi ka procesi dhe rëndësi ka që Shqipëria të marrë patjetër statusin e vendit kandidat në fund të këtij viti. Kjo nuk është thjesht për arsye të cilat kanë të bëjnë vetëm me imazhin e Shqipërisë, pasi do të jetë një vend që arrin një status të ri dhe hedh një hap të ri në raport me BE-në, por kjo absolutisht ka për të ndikuar dhe do të ndikojë në forcimin e stabilitetit të vendit dhe njëkohësisht ka për të ndikuar edhe për të tërhequr më shumë investitorë të huaj në Shqipëri por edhe do të rrisë rolin konstruktiv të Shqipërisë në të gjithë rajonin tonë.
A është z. Nano kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim për President?
LSI nuk ka shpallur asnjë kandidat për President sepse nuk e shikon çështjen e zgjedhjes së Presidentit si një mundësi për të bërë një garë ndërmjet forcave politike por LSI ka si objektiv kryesor t’i shërbejë një procesi sa më konstruktiv, një procesi i cili do të sillte një vazhdimësi reformash në të ardhmen në vend sepse kjo është ajo për të cilën ka më shumë nevojë Shqipëria.
Do të thotë kjo që ju do t’i mbështesni të gjitha kandidaturat e mazhorancës?
Ne jemi të vendosur për t’i kontribuar një procesi stabilizues, një procesi konstruktiv, një procesi i cili i jep një notë pozitive klasës politike shqiptare nga partnerët ndërkombëtarë por në radhë të parë nga vetë qytetarët shqiptarë të cilët janë të interesuar më shumë për tu forcuar stabiliteti i vendit, për tu mbrojtur sa më shumë nga efektet e kësaj krize ekonomike dhe financiare që shohim ën vendet fqinje dhe kudo. Ky është interesi më i madh. Nuk është çështja e një emri që do të zgjidhet por kemi të bëjmë me një proces me mpakte shumë të rëndësishme që ne do të punojmë që të jenë mpakte pozitive për Shqipërinë.
Sa përcaktuese do të jetë LSI-ja në procesin e zgjedhjes së Presidentit?
Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe natyrisht që i gjithë kontributi ynë ka qenë dhe mbetet për një proces konstruktiv, stabilizues dhe europianizues sepse është momenti që klasa politike në Shqipëri të demonstrojë atë pjekuri të cilën e kërkon vetë situata që ndodhet vendi por njëkohësisht edhe situata e fqinjëve tanë e cila nuk është ajo që ne do të dëshironim.
© Panorama.al

Te lidhura