TIRANE- Kreu i LSI-se ka sqaruar edhe darkën me kreun e PS-së, Edi Rama, duke deklaruar se nëse do të kishte ftesë nga ai për një darkë në shtëpinë e Ramës do ta priste me kënaqësi.
“Kam dëgjuar fantazi nga më të ndryshme për këtë çështje, e cila është më shumë e karakterit privat. Është hedhur dyshim i madh se kjo darkë është ngrënë natën, por ju e dini që darka natën hahet, pasi në mëngjes hahet mëngjesi. Sigurisht që produkte deti ishin, është normale, buzë detit. Por sa i takon pyetjes më konkrete edhe unë do ta pranoja me kënaqësi një ftesë nga Rama. Ju e dini që edhe pse nuk isha i ftuar në dasmë, cova buqetën më të bukur”- tha ai.











