TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka akuzuar sot prokurorinë për zvarritje të qëllimtë të procesit të nisur në ngarkim të tij, për qëllime politike.
Në një deklaratë për mediat, pas interesimit të gazetarëve për gjyqin e nisur e ka quajtur gjithcka një proces politik mbi asnjë provë origjinale dhe të vërtetë.
“Procesi është shtyrë për dy arsye, nuk ekziston asnjë provë origjinale, nuk ka filmim origjinal ndaj personit tim dhe ky është mashtrim që i është bërë prokurorisë dhe institucionevetë drejtësisë dhe provat e tjera që janë kopje të hedhura nga një kompjuter në një tjetër janë të manipuluara dhe transkriptimi i tyre rrëzon totalisht përmbajtjen e kësaj kasete në mënyrë teknike dhe profesionale dhe për këtë kemi mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë”- ka thënë Meta.
Sipas tij, prokuroria ka pasur një qëllim të zvarrisë këtë proces për arsye politike dhe nuk ka fare qëllim të zbardhë cështjen. Ai ka thënë se prokuroria ka sjellë në gjykatë prova të manipuluara dhe kjo është pjesë e një procesi politik.
© Panorama.al











