Mësuesit, për 1 vend pune konkurrojnë 30 veta

Aug 21, 2012 | 14:33

Rreth 3000 arsimtarë presin të punësohen në Tiranë. Për pozicionin e mësuesit në një nga shkollat e arsimit parauniversitar, konkurrojnë 30 veta. Tregu është i mbipopulluar e ndërsa hapësirat janë pak. Por problematike situata nuk është vetëm në Tiranë. Rrethet paraqesin të njëjtën situatë. Kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha, ka ngritur disa herë shqetësimin. Ndryshimet në ligjin e ri për arsimin parauniversitar, të cilat vendosin kritere të reja për rekrutimin e mësuesve, ai i sheh me sy pozitiv. Mësuesit tashmë do të përzgjidhen nga bordi i shkollës. “Këtë vit problemi duhet të nisë vetë të paktën ‘de jure’ rrugën e zgjidhjes. Drejtoritë dhe zyrat arsimore nuk bëjnë emërimet mësuesish. Mësuesi tani emërohet nga drejtori i shkollës me propozimin e një komisioni”, ka deklaruar Dobrusha.

© Panorama.al

Te lidhura