TIRANË- Bashkëpunim të gjithë rajonit të interes të përbashkët të integrimit. Këtë mendim kanë ndarë së bashku ministri i Jashtëm, Edmond Panariti dhe ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë.
“Diskutuam për integrimin e rajonit me ritme më të shpejtë, folëm për situatën në Serbi, Kosovë, duke mbetur optimist se edhe me Serbinë do të zhvillohen marrëdhënie konstruktive që i shërbejnë integrimit të rajonit në tërësi. Ndava me zotin Mesic se Kosova është realitet i ri, krijimi i një klime bashkëpunimi mes Kosovës dhe vendeve të tjera, por edhe Kosovës e Serbisë do i shërbejë klimës së duhur të integrimit”- tha Panariti.
Mesic ka deklaruar se Kosova është tashmë realitet që nuk mund të ndërrohet. “Është interesi i përbashkët vazhdimi i bashkëpunimit edhe në nivele të larta. Nëse Serbia nuk e pranon Kosovën nuk ka nevojë ta pranojë, dhe Gjermania perëndimore nuk e pranoi atë lindore, por nuk bëri asgjë. Kosova është realitet, duhet që rajoni të bashkëpunojë për integrimin”- tha ai.











