Ka zgjedhur që të vijë para publikut kësaj here në një garë kërcimi, ndërsa pak kohë më parë, edhe pse u shfaq si këngëtare, krahas modelingut, shumica e njihnin thjesht si e fejuara e Shpat Kasapit. Por tani mund të thuhet me bindje se Afërdita ka fituar famë në Shqipëri, po aq sa i fejuari i saj. Madje ajo po e kalon aq bukur këtu, sa mjafton të shohësh këto foto dhe nuk ka nevojë për shumë koment. E ndodhur me
shoqërinë dhe kolegët në pubet e Tiranës, Afërdita Dreshajt nuk i mungon vëmendja mashkullore. Pranë saj gjendet Seldi, i eliminuari i kësaj radhe nga gara e kërcimit, Ilir Shaqiri, njëri nga pjesëtarët e jurisë, dhe Toros, ish-konkurrent në “Big Brother” e mik i ngushtë i Ilirit. Nuk e dimë nëse duhet të ndihet i kërcënuar Shpati nga gjithë ky sukses me meshkuj i Afërditës në Tiranë.











