Merr dritën jeshile pilula që parandalon HIV-in

May 11, 2012 | 18:18
Foto Ilustruese

Një panel i Administratës për Ushqim dhe Barna i SHBA-së i ka dhënë pëlqimin ilaçit të parë që thuhet se parandalon infektimin me HIV, duke hapur rrugën për një miratim historik në luftën kundër virusit që shkakton AIDS-in.

Vendimi erdhi pasi provat klinike treguan se Truvada mund të ulë rrezikun e HIV-it te meshkujt homoseksualë nga 44 në 73 për qind.

Pilula e përditshme është për njerëzit e shëndetshëm që janë në rrezik të lartë të infektimit me HIV-it, duke përfshirë çiftet me një partner HIV-pozitiv.

Truvada është përdorur që nga viti 2004 për të trajtuar njerëzit e infektuar.

Ajo aktualisht shitet për  900 dollarë në muaj.

Kritikët shqetësohen se miratimi i drogës për parandalimin e HIV-it mund të nxisë sjellje të rrezikshme seksuale ose të krijojnë variacione të drogës rezistente ndaj virusit.

Vendimi përfundimtar mbi kete pilulë pritet te merret nga mesi i qershorit.

© Panorama.al

Te lidhura