Merkel: Të zhbëhen strukturat paralele

Aug 23, 2011 | 13:44

BEOGRAD- Gjermania dëshiron që Serbia të jetë në BE, por për këtë duhet të arrijë përparim në dialogun me Prishtinën, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Bëhemi të qartë që Gjermania e ka pranuar Kosovës ndërsa Serbia jo. Është kjo situatë në të cilën nevojitet përparim – rezultate në dialogun e drejtpërdrejt, në punën e EULEX’it dhe zhbërjen e strukturave paralele”, tha Merkel.

Merkel: Të vazhdojë dialogu

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përfunduar takimin e saj me Presidentin serb Boris Tadic, duke ja bërë të qartë atij se rruga e Serbisë për në Europë duhet të ecë sipas hapave të parimeve europiane.

Me një gjuhë diplomatike, Merkel ja ka bërë të qartë Tadicit që dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë dhe se në të ardhmen duhet të shihen rezultatet.

“Ne besojmë se vendi i Serbisë është në Europë. E pranojmë dhe jemi mirënjohës për guximin e treguar në këtë rrugë”, tha Merkel në konferencën për shtyp, bashkë me Presidentin Tadic.

“Ne e shohim ardhmërinë e Serbisë në BE dhe do të bëjmë çdo gjë që Serbia ta kalojë me sukses këtë rrugë duke u mbështetur në parimet europiane”, theksoi ajo.

Për Kosovën, Merkel tha se është i nevojshëm përparimi në marrëdhëniet e ndërsjella mes Prishtinës dhe Beogradit.

“E di që problemet nuk mund të zgjidhen brenda natës, por besoj se problemet siç janë ato në lidhje me tregtinë mund të zgjidhen”.

Në pyetjen që të komentoj paralajmërimin e Prishtinës se edhe para vazhdimit të dialogut me Beogradin mund të ndërmerren hapa të caktuar në Veri të Kosovës, Merkel u përgjigj se duhet të parandalohen hapa e njëanshëm.

“Për këtë Gjermania dëshiron vazhdimin e dialogut në mënyrë rezultatet të dalin nga bisedimet dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet rreziku nga hapat e njëanshëm”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Presidenti serb Boris Tadic tha se është i mendimit se çdo zgjidhje për konfliktet individuale në hapësirën e Europës Juglindore duhet të marrë parasysh stabilitetin e gjithë rajonit edhe për këtë arsye rastet precedentë, tha Presidenti i Serbisë Boris Tadic pas takimit me Kancelaren Angela Merkel.

“Ne edhe sot po përballemi me shumë çështje të komplikuara e një prej tyre është edhe Kosova. Serbia nuk ka iluzion se mund të fusë konflikte në BE dhe Serbia dëshiron t’i zgjidh konfliktet në Ballkan Perëndimor”, tha Tadic.

Tadic: Nuk mund ta çojmë konfliktin në BE

Serbia konsideron se çdo zgjidhje për konfliktet e caktuara në hapësirat e Europës Juglindore duhet ta të marrë parasysh stabilitetin e tërë rajonit dhe se për këtë i kundërvihemi precedentëve, ka thënë Presidenti i Serbisë Boris Tadic pas takimit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ne edhe sot ballafaqohemi me çështje të komplikuara, njëra prej tyre është Kosova dhe Metohia. Serbia nuk ka iluzion se mund ta bart atë konflikt në BE dhe Serbia dëshiron të zgjidhë konfliktet në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Tadic.

Presidenti i Serbisë Boris Tadic vlerësoj së është e qartë që strategjia e Prishtinës që me aksione të njëanshme të ndryshoj situatën në terren.

“Për këtë u ndërmor edhe aksioni i ROSU’s në veri të Kosovës”, tha Tadic.

Ai përkujtoi aktet e dhunës në vitin 2004, të cilat, sipas tij ndryshuan strukturën etnike në Kosovë.

“Serbët nuk jetojnë më aty ku kanë jetuar para dëbimeve”, tha presidenti serb. Ai theksoi se deklarata e cila erdhi dje nga Prishtina se autoritetet të gatshëm për aksione të reja “është pjesë e kësaj strategjie”.

“Presim një qëndrim të qartë të BE-së. Është papranueshme për ne që të shpërblehen ata të cilët po ushtrojnë dhunë”.

Tutje, ai theksoj se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut dhe se vetëm me dialog mund të arrihet një zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme.

“Serbia dëshiron zgjidhje, nuk dëshiron ngrirjen e konfliktit. Dëshiron lëvizjen e lirë të mallrave dhe të shërbimeve, por e ruan integritetin dhe ka kushtetutën dhe parimet e veta ligjore”.

Ai më tej tha se Serbia nuk dëshiron një rrugë artificiale drejt anëtarësimit në BE por standarde të njëjta sikurse edhe për shtetet e tjera duke vlerësuar se Serbia mund të jetë një partner i besueshëm i Gjermanisë.

“Serbia ka parimet e veta në zgjidhjen e konflikteve dhe dëshirojmë që së bashku me miqtë tonë gjerman të gjejmë një rrugë praktike me të cilën do të ruhej dinjiteti i të gjithë popujve në rajon.

Tadic tha se bashkëpunimi ndër rajonal është pika qendrore e politikës së Serbisë dhe se Evropa Juglindore nuk ka ardhmëri më të qartë sesa ajo në BE.

Merkel fillon takimin me Tadicin

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka filluar takimin me presidentin e Serbisë, Boris Tadic në Beograd.

Atë e ka pritur para pallatit presidencial, presidenti Boris Tadic ndërkaq më vonë janë intonuar himnet e të dyja shteteve.

Përpos Tadicit për ta pritur kancelaren gjermane kishin dalë edhe kryeministri Mirko Cvetkovic, zëvendëskryeministri Bozidar Djelic, Ministri i Jashtëm Vuk Jeremic dhe ai i Mbrojtjes Dragan Sutanovac.

Bisedimet Merkel – Tadic pritet që të zgjasin vetëm gjysmë ore ku mandej, diku rreth orës 11:30 Merkel dhe Tadic do të japin një konferencë për shtyp. Tutje, Merkel do të takohet me zyrtarët e qeverisë së Serbisë.

Një ndër temat më të nxehta të takimit, siç njoftojnë mediat serbe, është edhe Kosova ku Gjermania pritet që të bëj presion në Serbinë që kjo e fundit të filloj dialogun, t’i përmirësoj raportet me Kosovën – nëse dëshiron që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. (express)

© Panorama.al

Te lidhura