Merkato, Vllaznia pret një sulmues të Hajdukut

Jun 22, 2011 | 11:35

Vllaznia, në këtë merkato vere, është duke pritur një sulmues nga Hajduku i Splitit. Bëhet fjalë për Miroslav Deraxha, i cili tashmë e ka përfunduar kontratën me kroatët dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë më te Hajduku. Ky sulmues, që do t’i bashkohet Sinanit, Sukajt, Vajushit dhe Hasanit, duke e forcuar më tepër kështu skuadrën e Mirel Josës, pikërisht në prag të dy ndeshjeve me maltezët e Birkirkarës, e vlefshme për Ligën e Europës. Te shkodranët ka optimizëm në prag të këtyre ndeshjeve, edhe sepse kundërshtari është i lehtë në letër. Ndërkohë, në stërvitjen e djeshme, tekniku Josa ka pasur të gatshëm edhe dy lojtarët kroat, të cilët kanë arritur t’i bashkohen grupit në stërvitjen e Malit të Zi. Bëhet fjalë për sulmuesin Mitroviç dhe mbrojtësin Duiko.

© Panorama.al

Te lidhura