Merkato/ Skënderbeu, ofertë për Vajushin

Aug 23, 2011 | 12:02

Skënderbeu nuk dorëzohet lehtë në merkato, por hidhet në sulm për të marrë shërbimet e shkodranit të talentuar, Armando Vajushi. Pas humbjes në finalen e Superkupës, drejtuesit e klubit korçar janë duke menduar të ndërhyjnë sërish në merkato për ta përforcuar akoma më shumë ekipin. Kështu, mësohet se emri që po lakohet së shumti në kampin bardhekuq është ai i shkodranit Vajushi. Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se lojtarit në fjalë i është bërë oferta që të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri dhe se po bëhet gjithçka për ta bindur atë. Futbollisti ka kontratë me Vllazninë dhe transferimi i tij është i kushtëzuar nga Bashkia.

© Panorama.al

Te lidhura