Logjikisht do të duhet të presim bilancet, por sa i përket kohëve të futjes nuk ka dyshime: Ibra parakalon Ibrën. Sepse djaloshin e mrekullueshëm që u rrit në geto mund të ketë luajtur ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në moshën njëzetvjeçare, por më parë kishte pasur gjithmonë një sezon në Serinë B suedeze me Malmo.
Kampioni që filloi të punonte si menaxher në moshën 42- vjeçare, megjithatë, menjëherë u hodh në sulm edhe me petkun e ri. Në qershor të vitit të kaluar Zlatan Ibrahimoviç i tha lamtumirë futbollit me lot në sy, në dhjetor Xherri Kardinale e mori në bordin drejtuest, duke e emëruar partner operativ të “RedBird”-it dhe Këshilltar i Lartë i pronësisë në Milano. Praktikisht ish-sulmues sot është në qendër të projektit.
Si kohët e vjetra. Jepi topin dhe vrapo ta përqafosh. Sepse Ibra e do topin dhe e mban gjithashtu: për ata që ende kishin dyshime për praninë e suedezit në projektin e Milanit, vetë Cardinale u kujdes për të qartësuar gjërat.
“Zlatan flet në emrin tim dhe e bën këtë me legjitimitet dhe besueshmëri”, tha pronari i kuqezinjve në një forum në Londër.
NË KOMANDË –Ibrës iu caktua një rol i personalizuar, pa kufij të përcaktuar mirë, për të pasur rreze të gjerë veprimi çka e bën praktikisht të pakufishëm për manovrim. Ajo që disave mund t’i dukej si një lëvizje e thjeshtë marketingu ose një “kukull” imazhi, në realitet fshehu një zgjedhje të saktë të pronarit të “Djallit”, që vendosi efektivisht t’i besonte suedezit komandën e operacioneve që lidhen me fushën teknikosportive. Ibrahimoviç nuk është vetëm ura lidhëse mes skuadrës dhe pronarëve, ai nuk është thjesht një bashkëbisedues për trajnerin, nuk është as thjesht një kampion i madh që vë përvojën e tij në shërbim të grupit.
Ibra është e gjitha kjo, por gjithashtu dhe mbi të gjitha shumë më tepër se kaq pasi ai është dhe do të jetë edhe vendimmarrësi kryesor për të ardhmen e pankinës kuqezi. Aty ku sot qëndron Pioli, trajneri me të cilin vetë Zlatan kontribuoi për të rikthyer Milanin në fitimin e titulli pas 11 vitesh pritje. Vlerësimi mes të dyve dihet, por tani Ibra do të duhet të mendojë si drejtues.
IDETË E IBRËS –Dhe mendimi i tij, në sytë e Kardinales, do të jetë më i rëndësishëm se të tjerët.
“Xherri më bëri një ofertë që nuk mund ta refuzoja. Ai më dha shanse që të hapin dyer në botë të ndryshme dhe unë jam ambicioz. Milani tani është fokusi im kryesor, e di fort mirë. Suksesi arrihet me vështirësi, megjithatë mendoj se kemi një grup të mrekullueshëm dhe do të përpiqemi të bashkojmë vizionin e Xherrit dhe atë të futbollit italian, i cili nuk mendoj se është i bllokuar, por mendoj se diçka e re duhet të ndodhë”, deklaroi Ibra në të njëjtin forum ku ishte pranë pronarit të Milanit.
Më pas, i pyetur për raportin e ri që i është dashur të ndërtojë me ekipin, suedezi shpjegoi: “Tetë muaj më parë ata ishin shokët e mi të skuadrës: ka një respekt të jashtëzakonshëm mes nesh. Por në rolin tim aktual duhet të marr vendime të vështira, të mendoj për klubin dhe të ardhmen e tij, pra është ndryshe. Janë të rinj, të uritur dhe kanë dëshirë për të fituar. Ekipi po rritet, menaxhimi rreth ekipit po rritet dhe ne përpiqemi të nxjerrim më të mirën. Ka koka dhe mendime të ndryshme. Por kështu duhet të jetë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al