“Menaxhimi i sfidave sjell integrimin e rajonit në BE”- Alket Hyseni: Perspektiva është optimiste! Ja garancitë që ofrohen përmes “Straife”

May 20, 2024 | 11:33
SHPËRNDAJE

Drejtues të industrisë, politikëbërës dhe ekspertë nga Evropa u mblodhën në Tiranë për të diskutuar mbi sfidat që duhet të përballohen me qëllim anëtarësimin sa më shpejt në BE.

Alket Hyseni, drejtues i “Straife” theksoi se duhet të hapen sytë sot për t’u adaptuar me legjislacionin e BE-së.

Më tej ish deputeti socialist shtoi se duhet një parapërgatitje dhe duhet gjetur ekspertiza e nevojshme tani, në mënyrë që të jemi të përgatitur për sfidat që na sjelle ardhmja.

“Straife e konsideron prioritet menaxhimin e sfidave që sjell integrimi i rajonit në BE. Në mënyrë që të jetë sa më pranë subjekteve të sektorit publik dhe privat Straife ka hapur zyrat në Bruksel dhe Tiranë.

Konferenca e organizuar sot ka këto sfida integruese: Që në vitin 2006 është ratifikuar marrëveshja për stabilizim asocim dhe Shqipëria gjendet përballë një procesi të gjatë integrimi që përbehet nga 4 kollona kryesore: 1-Dialogu politik, bashkëpunimi rajonal , dispozitat tregtare lidhur me liberalizimin progresiv, liritë komunitare dhe bashkëpunimi në fushën e drejtësisë.

Është fat që Shqipëria gjendet më pranë se kurrë finalizimit të procesit të anëtarësimit në BE.

Anëtarësimi në BE sjell benefite sic janë rritja e aksesit në fondet e BE, mbështetja në sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, suporti dhe subvencionimi i tyre, zhdukjen e kufizimeve doganore apo sasiore brenda BE, procedura të thjeshtëzuara

Pa pasur asnjë shenjë paniku edhe pse besojmë se perspektiva është optimiste ne duhet ti hapim sytë sot, të gjejmë konsultën dhe ekspertizën e nevojshme dhe të bëjmë trajnimet e duhura në këtë moment dhe të orientohemi në një të ardhme plotë sfide por të sigurta. Këto garanci duam ti ofrojmë përmes Straife dhe partnerëve të saj në BE.

Këto sfida i kanë kaluar bizneset e vendeve që janë anëtarësuar në BE përpara nesh. Kështu ka ndodhur me biznesin kroat, rumun, etj që i vuajtën këto sfida. Duhet të hapim sytë sot të gjejmë konsultën e nevojshme, të bëjmë debatin e duhur tani që të mos jetë vonë”, tha ndër të tjera Hyseni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura