Memorandum bashkëpunimi mes MD dhe KLD

Sep 13, 2012 | 10:34

TIRANE- Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë firmosën sot një memorandum bashkëpunimi për inspektimin gjyqësor. Memorandumi u firmos nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi dhe Nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa.  Halimi e cilësoi këtë memorandum si shumë të rëndësishëm për procesin e monitorimit të sistemit të drejtësisë.

Ndërsa, nënkryetari Cefa tha se ky memorandum mirëkuptimi e ngre në një shkallë të re bashkëpunimin mes inspektoratit të KLD-së dhe ministrisë së Drejtësisë.

“Dua të theksoj se KLD-ja, kurdoherë do të mirëpresë partneritete brenda sistemit të drejtësisë.”- tha Cefa. Ai e cilësoi këtë memorandum si një hap të rëndësishëm në drejtim të transparencës në sistemin e drejtësisë.

© Panorama.al

Te lidhura