Memelli: Veliu e Shehaj, ikni nga Flamurtari!

Aug 16, 2011 | 11:02

Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Migen Memelli, i cili aktivizohet në Arabia ka komentuar lëvizjet e fundit në kampin vlonjat. Ai nuk ka ngurruar të këshillojë Veliun dhe Shehajn që të largohen sa më parë jashtë Shqipërisë. “Pavarësisht se jam larguar nga Shqipëria, nuk kam humbur asnjëherë kontaktet me kampionatin shqiptar. Për sa i përket Flamurtarit, mendoj se do jetë sërish pretendent për titullin kampion. Këtë nuk e them për t’i bërë qejfin, por e shikoj edhe nga përforcimet që kanë kryer dhe me zgjedhjen e një trajneri profesionist si Edmond Lutaj. Me Lutajn jam njohur në periudhën kur kam luajtur në Suedi. Kam edhe një këshillë për Shehajn dhe Veliun, të cilët duhet të pranojnë ofertat që kanë nga ekipet e huaja pa qenë shumë vonë për ta”, ka pohuar Memelli.

© Panorama.al

Te lidhura