Pesë futbollistë të Kombëtares meksikane kanë rezultuar pozitivë gjatë kontrollit të dopingut, ku kishin sasi të lartë të Klenbuterolit. Portieri Guilerno Oho dhe lojtarët si, F. Javier Rodriguez, Edgar Guenas, Antonio Nelson dhe Kristian Bermundez, marrin valixhet duke u kthyer nga SHBA-ja, ku ishin grumbulluar për të kryer një ndeshje në turneun “Kupa e artë”, drejt Meksikës. Ky kontroll u ushtrua para ndeshjes kundër Kubës. Sipas shpjegimeve të mëtejshme, bëhet fjalë se shkak i këtij dopingu, ka qenë mishi me ngjyrë që ata kishin ngrënë për drekë.











