Mëhilli: Koncesion edhe për 7 HEC-e të tjera

Sep 4, 2012 | 15:30

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha ka formosur sot dhënien me koncesion  edhe  për 7 hidrocentrale. Zedhenesja e tij, Erla Mehilli, e cila beri me dije lajmin permes nje deklarate per mediat, theksoi se shuma totale e investimeve arrin vlerën e rreth 6 miliard  lekë, ndërkohë që keto vepra do te punësojnë rreth 1500 punonjës të profesioneve të ndryshme.

“Konkretisht  hidrocentrali  Qarr dhe Kaltanj, në rrjedhën e sipërme të Osumit, hidrocentralet Babjen dhe Lozhan 2 si dhe Kasollet e Selcës në rrjedhën e mesme të lumit Devoll, hidrocentrali Guri i Kuq në degët e lumit Osum, hidrocentrali  Driza në ujërat e lumit Bistricë, hidrocentrali Potam në degën e lumit Pavlës dhe hidrocentrali Denas në lumin  e Cemericës”- tha Mehilli.

Sipas saj, energjisë së rinovueshme këto hidrocentrale i shtojnë kapacitetin e prodhimit me 18 megavat. Nderkohe qe me këto 7 hidrocentrale numri i hidrocentraleve të dhëna me koncesion në Shqipëri arrin në 332, kapacitetit prodhues në tërësi  arrin 1450 megavat, ndërsa vlera e investimit të tyre është mbi 2 miliardë euro.

“Këto rritje kapacitetesh energjie të rinovueshme  po realizohen jo më para publike, por janë investime 100 për qind private të nxitura dhe mbështetura nga klima e favorshme investuese e krijuar nga qeveria shqiptare. Në të gjitha hidrocentralet e dhëna me koncesion që do ndërtohen parashikohet të krijohen mbi 25 mijë vende pune në të katër anët e vendit”- tha ajo.

 

© Panorama.al

Te lidhura