Medvedev dhe Putin bëhen bashkë për të peshkuar

Aug 17, 2011 | 18:59

Presidenti rus Dmitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin, kanë demonstruar një shfaje “uniteti” mes tyre disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, ndërsa kanë shkuar për të peshkuar përgjatë lumit Vollga.

Kremlini ka publikuar disa foto ku të dy politikanët paraqiten të veshur me ngjyrë bezhë dhe me syze dielli, krejtësisht të çliruar, në një përpjekje për të hedhur poshtë çdo përshtypje të një rivaliteti mes tyre.

 

© Panorama.al

Te lidhura