Mediu, kundër Kodit: Marrëveshja PD-PS, monopol në jetën politike

Jul 19, 2012 | 11:15

Kreu i PR-se, minister i Mjedisit, Fatmir Mediu e ka quajtur reformen teresisht jo transparente e me dyer te mbyllura dhe ka deklaruar voten kunder reformes.  Ai ka theksuar se asnje parti politike pervec dy te medhave nuk u mor ne konsiderate per mendimet qe shprehu.

“Kjo eshte e 16 reformë zgjedhore në vend, në 22 vite. Por është e 16 marrëveshje mes partive ,e tendencë për të krijuar monopol në jetën politike shqiptare. Reformat duhet të garantojnë kushtetutën, barazinë e votës të shprehur në kushtetutë. Duhet të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje”- tha ai.

Sipas tij, marreveshja nuk eshte reforme zgjedhore dhe nuk garanton barazine e votes se qytetarit. “Vota nuk ka as barazvlere politike, 3 mije votues mund te garantojne perfaqesimin ne kuvend, ndersa 25 mije votues te PDS nuk kane shans te perfaqesohen ne Kuvend. Sepse votat e tjera me jete reforme zgjedhore ua marrin veresie partite e tjera edhe pse nuk jane votuar. 286 mije votues perfaqesohen me 6 deputete”- tha ai.

“Une nuk do të bëhem konformist, ky kod zgjedhor nuk garanton elementët bazë të një gare konkurrimi të lirë, ky kod nuk garanton demokraci përfaqësuese, pavarësisht nga të gjitha këto situata që krijohen ajo që do të vijë si pasojë eshtë pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në vendimmarrje, u kërkoj drejtuesve politikë të dy partive PD e PS që njëherë të vetme të gjykojnë në mënyrë reale që cdo votë të shkojë aty ku e ka cuar qytetari shqiptar si qytetar i lirë”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura