Mediat: SHBA, gati luftën kundër Iranit

Jul 30, 2012 | 13:49

Një nga këshilltarët e sigurisë së Presidentit Amerikan, Barak Obama, ka informuar Kryeministrin izraelit se SHBA ka në plan ta sulmojë Iranin. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Tom Donilon, ka dashur ta sigurojë Izraelin se Uashingtoni është i përgatitur të veprojë në mënyrë ushtarake, në rast se presioni ndërkombëtar dhe sanksionet ndaj Iranit nuk e detyrojnë atë të ndalë programin e  tij nuklear. Donilon ka takuar Kryeministrin Benjamin Netanjahu gjatë një vizite në vend në fillim të këtij muaji, sipas të përditshmes izraelite “Haaretz”. Një zëdhënës i qeverisë izraelite nuk pranoi t’i përgjigjej kësaj pyetjeje.

© Panorama.al

Te lidhura