Mediat e Kosovës: Jahjaga-Nikolic takim në OKB?

Jul 24, 2012 | 9:43

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe homologu i saj serb, Tomislav Nikolic do t’i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit në shtator, në prag të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Të dyja palët janë të gatshme për realizimin e këtij takimi, por kanë disa kushte.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës “Express” se New Yorku mbetet opsioni më i mundshëm për te realizuar këtë takim simbolik të Presidentes së Kosovës me Presidentin e Serbisë.

“Janë duke u shqyrtuar disa opsione për një takim ndërmjet dy liderëve. Por, aktualisht më i mundshëm është takimi i tyre në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i akredituar në Prishtinë.

“Asambleja e Përgjithshme është mundësi ideale që lajmi mos të ketë pompozitet, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura