Media: Shqipëria nuk mbledh dot as 16 lojtarë

Jun 17, 2011 | 9:19

“Shqipëria nuk mbledh dot as 16 lojtarë”, ishte titulli i portalit argjentinas, “442.perfil.com”. “Josip Kuzhe, trajneri i përfaqësueses që do të përballet me Argjentinën të hënën e ardhshme, është i shqetësuar, pasi yjet e tij ‘nuk i përgjigjen në celular’. Do të vijnë me një Kombëtare U-21”, shkruan faqja argjentinase. “Si rivalë të  Argjentinës kanë shumë pak peshë (ndodhen në vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s), por tani vijnë edhe me formacion U-21”, shkruan në stilin e tij portali në fjale. “Figurat e përfaqësueses modeste të futbollit kanë injoruar skuadrën e Argjentinës së Lionel Mesit dhe nuk do të luajnë në ndeshjen miqësore më 20 qershor në Bunos Aires”, shkruajnë sitet spanjolle “Marca” dhe “As” në faqet e tyre të internetit. Për zhvillimin e miqësores, Argjentina e ka paguar FSHF-në 60 mijë euro, plus shpenzimet e akomodimit.

© Panorama.al

Te lidhura