Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pasi Shqipëria siguroi medaljen e dytë në Lojërat Olimpike.
Spiropali shprehet se medalja e bronztë e siguruar nga mundësi i skuadrës shqiptare olimpike Islam Dudaev është një tjetër gur të çmuar në gjerdanin e sportit tonë, të Shqipërisë sonë.
“Medalja e dytë olimpike! Mundësi i skuadrës sonë olimpike Dudaev, do të na sjellë prej “Paris 2024” një tjetër gur të çmuar në gjerdanin e sportit tonë, të Shqipërisë sonë. Mirënjohje kampionit Islam Dudaev!”, shkruan kryetarja e Kuvendit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al