“Më vodhën xhiron ditore”- Kërcënohet me armë shitësja në Tiranë, një person i grabit paratë në një kioskë

Dec 8, 2024 | 17:56
SHPËRNDAJE

Një shitëse në Tiranë, ka denoncuar në polici se në kioskën ku punon një person e ka kërcënuar me armë zjarri.

policia

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e ish-bllokut.

Siç njofton policia, personi ende i pa identifikuar, i ka vjedhur shitëses dhe xhiron ditore.

“Rreth orës 17:10, tek “Xhek Imperial”, tek një kioskë, një grua ka denoncuar se një person e ka kërcënuar me armë dhe i ka vjedhur xhiron ditore”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura