Më të paguarit, Samuel Eto nuk njeh rivalë

Sep 5, 2012 | 13:15

Samuel Eto nuk ishte transferimi më i shtrenjtë në histori, por është pa diskutim lojtari më i paguar në botë. Sulmuesi kamerunas u transferua nga Interi tek Anzhi për 27 milionë euro dhe firmosi një kontratë faraonike. Ai përfiton 20 milionë euro pagë vjetore, si asnjë lojtar tjetër. Në vendin e dytë pozicionohet Zlatan Ibrahimoviç, që merr 14.5 milionë te PSG-ja, rritje page të cilën e përfitoi pas largimit nga Milani. I treti renditet Uejn Runi, me 13.8 milionë. Sulmuesi anglez përfitoi një dyfishim rroge rreth një vit më parë, kur rinovoi kontratën me “djajtë e kuq” pas një presioni për t’u larguar. Bie ndërkaq Didier Drogba, i cili edhe pse luan në Kinë te Shangai Shenhua, renditet lojtari i gjashtë më i mirëpaguar në botë. Ai përfiton 12 milionë euro në sezon. Braziliani Darius Konka vazhdon të jetë surpriza.

© Panorama.al

Te lidhura