Gruaja, që u mbajt e burgosur nga i shoqi Asqeri Mandri brenda banesës në Kodër Kamëz, ka rrëfyer se 34-vjeçari e ka dhunuar në muajt e fundit të shtatzënisë.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, u shpreh se pasi bashkëshorti e dhunoi duke i kërkuar të merrte gocat dhe të largohej, të nesërmen solli në jetë foshnjen.
Ajo tregoi se kur u fejuan ai jetonte në barake dhe se paratë që fitonte nuk i dërgonte në shtëpi.
“Kur isha shtatzënë me vajzën e 3-të u zumë, filluam debatet dhe më dhunoi. Të nesërmen solla në jetë vajzë. Më thoshte ‘merr gocat edhe ik’.
Kur u fejova kishte barake, ku hynin minjtë. Nuk i kërkova as para dhe as bukuri. Fillimisht punonte, shkonim mirë bashkë, por i ka mësuar me një fjalor.
Ne jetojmë aty tek shtëpia e vjehrrës, por do të iki sapo të gjej një shtëpi”, tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al