Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka hedhur akuza ndaj kolegëve të Partisë Socialiste se i kanë vjedhur xhupin.
Në një deklaratë, jashtë Kuvendit, ligjvënësi demokrat u drejtohet socialistëve duke u thënë “më sillni xhupin të paktën, nuk u ngopët ju me të vjedhur”.
“Më vodhën xhupin, ja tani. Aq shpejt iku PS sa.. Më sillni xhupin të paktën, nuk u ngopët ju me të vjedhur. O çfarë turpi ore”, thotë Saimir Korreshi.
Ndërkohë ai ka reaguar edhe në një postim në Facebook ku ka publikuar një foto teksa shkonte në Kuvend me xhupin që e mbante veshur, sipas tij, si provë për të treguar që e kishte me vete në mëngjes.
“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet. Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep. 🤣 (Prova qe isha me xhup ne mengjes) 🤦♀️”, shkruan ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al