“Me krijimin e federatës, opozita ka hyrë në rrugën e saj!” Ish-deputeti i PL: Kam bindje që protesta do të jetë masive. Sot i rëndësishëm është mesazhi

Feb 20, 2024 | 14:36
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i ftuar në studion e Panorama TV foli  në lidhje me protestën e thirrur ditën e sotme nga opozita e bashkuar.

Ai tha se ka bindje që protesta e sotme do të jetë masive, pasi qytetarët kanë shumë arsye për të protestuar, ku me kryesorja është rritje e kostos së jetesës.

Braimllari shtoi se PL e ka mirëpritur bashkimin e opozitës, krijimin e federatës, duke theksuar se ka edhe diçka tjetër pozitive tanimë, që është mesazhi për njerëzit.

Qytetarët do të dalin në protestojnë, kundër rritjes së kostove të jetesës, por ka edhe shumë arsye.

Të rinj dhe të reja po largohen, sepse nuk ka vende pune, pagat nuk rriten, e qartë që pensionistët janë shtresa që vuan më shumë nga politikat e gabuara.

Kam bindje që protesta do të jetë masive, sepse problematikeve që i hasin cdo ditë, do t’i përgjigjen me pjesëmarrjen në protestë.

Unë kam bindje që strukturat e PL janë në punë të motivuara. Ne kemi mirëpritur bashkimin e opozitës.

Opozita prej muajsh është e bashkuar në parlament, ka një aksion të përbashkët. Qeveria prej disa muajsh i ka hequr kësaj opozite të drejtat kushtetuese, duke i mohuar Komisionet Hetimore.

Edi Rama i mohon këto komisione sepse ka frikë nga përballja. Ai tenton të përcaktojë qartazi se kush është opozita në atë komision.

Ne kemi kërkuar një komision të Zgjedhores që të jetë gjithëpërfshirës  dhe ruan proporcionalitetin.

Rama kërkon të cojë vëmendjen të opozita për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Thelbi kryesor i kësaj papërgjegjshmërie që Rama ka me pushtetin, është kapja e ekonomisë. Ne si alternativë qeverisëse duhet të fokusohemi te ekonomia.

Rama dhe drejtuesit e bashkive nuk e kanë interesin te shërbimi publik, por tek interesat personale.

Ka një lajm pozitiv, opozita ka një mesazh të qartë për publikun, përpos krijimit të federatës. Mesazhi është tek njerëzit, për hallet e qytetarëve” tha ai.

Protesta e parë pa Barishën

Në lidhje me faktin se ish-kryeministri, Sali Berisha nuk do të jetë për herë të parë fizikisht në protestën e opozitës, Braimllari tha se është e vështirë të ndalosh Berishën të japë mesazhin e tij.

E vështirë të ndalosh Berishën. Berisha përfaqëson PD dhe pjesën më të madhe të votave opozitare dhe deputetëve në parlament. Unë shpresoj që PD me krijimin e federatës dhe punën në terren, di si të shkojë të qytetarët dhe të japë mesazhet e duhura.

Opozita është futur në rrugën e vet. Ishte e dhimbshme, kërkonte kohën e vet dhe kostot e veta. Por unë besoj se cdo e mirë vjen me kosto” u shpreh Braimllari.

Skenarët

Në lidhje me skenarët e mundshëm të kësaj proteste, nënkryetari i PL tha se sot i rëndësishëm do të jetë mesazhi që do të jepet dhe se do të një maratonë aksionesh që të arrihet tek qëllimi i madh, që është ardhja në pushtet.

“Në protestën e sotme, i rëndësishëm është mesazhi që do të jepet. Unë nuk futen tek ato njerëz që besoj se me një protestë do të rrëzohet qeveria. Duhet një maratonë.

Besoj se pas protestës së sotme, do të ketë një lançim të vazhdimit të aksionit” theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura