KRUJE- Policia e Krujës gjen arsenal armësh në banesën e një 18- vjeçari që u arrestua teksa mbante pistoletë në brez në qytetin e Fushë-Krujës. Blutë kishin marrë informacion në rrugë operative se në një nga lokalet e këtij qyteti, 18-vjeçari me inicialet N.K., nga fshati Zallë i Krujës, mbante një armë me vete. Pas verifikimit rezultoi se ai kishte qenë i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Gjatë kontrollit personal të tij, policia i zbuloi atij një pistoletë që e mbante pa leje. Kjo ka bërë që më pas policia të ushtronte edhe një kontroll në banesën e tij në fshatin Zallë, ku iu gjetën 3 armë zjarri, automatik model 56, një pushkë model 63, një pushkë 10-she, si dhe 18 copë fishekë, të cilat i posedonte pa leje. Ndërkohë që sipas deklarimeve të të arrestuarit, një pjesë e armatimit i përket një tjetër banori të këtij fshati. Policia e ka shpallur në kërkim edhe personin që dyshohet se i përket armatimi i zbuluar në banesën e 18-vjeçarit. r .n











