Durrës, me 9 kilograme, korriere të heroinës, kapen 3 femra në Port

Aug 26, 2012 | 10:53
Makina ku u gjet droga, poshtë makinës serbatori i çarë nga policia për të nxjerrë heroinën

Dy motrat Dervishi, pronare të një butiku në Tiranë dhe shoqja e tyre po shkonin në Itali. Droga ishte e ndarë në 10 pako.

DURRES/ Transportimi drejt Italisë. Dëshmia: S’dimë gjë. Shkonim në Bari për veshje.

Pronaret e një butiku veshjesh në Tiranë arrestohen në tentativë për të kaluar 9 kilogramë heroinë drejt Italisë. Dy motra u vunë në pranga, bashkë me shoqëruesen e tyre nga Durrësi, duke shënuar rastin e parë të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku transportueset janë vetëm femra. Në makinën e tyre tip “Ford Focus” me targa AA465DD me të cilin udhëtonin drejt Italisë u gjet një sasi e konsiderueshme e drogës që në treg arrin shuma të mëdha eurosh. Zbulimi i makinës me drogë u bë rreth orës 03:00, në ambientet e Portit të Durrësit, prej nga tre femrat e moshës nga 27 deri në 32 vjeçe, do të ngjiteshin në tragetin e linjës drejt Barit.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura