
Më 30 gusht në Kosovë do të fillojë sesioni i vjeshtës në Kuvendin e Republikës, gjatë së cilës, ligjvënësve pritet që me një fjalë rasti, rreth orës 12:30, t’u drejtohet edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, njofton agjencia e lajmve Kosovapress.
Në fillim të këtij muaji u fol për një vizitë të Presidenti, Nishani në Kosovë, me ftesë të homologes së tij kosovare, Atifete Jahjaga. Vizita, e cila do të jetë dy ditore, është parashikuar të mbahte më 30 dhe 31 gusht. Me zgjedhjen e tij si President i republikës, Bujar Nishani pati shprehur dëshorën për të zhvilluar vizitën e tij të parë në këtë post në Kosovë.
Agjencia e lajmeve Kosovapress njofton gjithashtu se seanca e 30 gushtit, rendi i ditës u miratua sot, do të filloj me interpelancën e mbetur në gjysmë të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, për të vazhduar më pas me pikat e tjera.











